Pas Sali Berishës, edhe Andi Zeqiri shpallet non-grata – ky i fundit nga “Dardanët”
Tifozeria e Kosovës, ‘Dardanët’ e kanë shpallur lojtarë non-grata, Andi Zeqirin, pasi vendosi që të luajë me Zvicrën duke e mashtruar Kosovën se ai do iu bashkohet Kombëtares.
Zvicra dje tregoi listën e futbollistëve të ftuar për EURO 2020 dhe aty figuronte edhe emri i Andi Zeqirit.
Pas këtij lajmi kanë reaguar ‘Dardanët’, duke thënë se ky mashtrim i Andi Zeqirit nuk tolerohet.
“Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim thuhet se për ‘Dardanët’, Andi Zeqiri është i padëshiruar.
“Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA”, thuhet në reagim.
Më poshtë reagimi i plotë: