Ibrahimovic nuk dorëzohet: Nuk mbaron, pa thënë unë se ka mbaruar

Ibrahimovic nuk dorëzohet: Nuk mbaron, pa thënë unë se ka mbaruar

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic vazhdon stërvitjen e tij në Milanello, pavarësisht dëmtimit.

Ibra shpreson të luajë Champions League sezonin e ardhshëm, por Rossonerët ende nuk kanë rezervuar vendin e tyre për në garën elitare të Evropës.

Milan ka 76 pikë bashkë me Napolin, ndërsa Juventusi është në vendin e pestë me 75 pikë.

Ibrahimovic me siguri do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit në Bergamo ndaj Atalantas, por ai u dërgoi një mesazh shokëve të tij të skuadrës përmes mediave sociale.

‘Nuk mbaron, derisa unë të them se ka mbaruar’, ka shkuar Ibrahimovic.

 

Shpërndaje në: