Mos harroni se CR7 fiton 730 mijë euro për çdo postim në Instagram

Mos harroni se CR7 fiton 730 mijë euro për çdo postim në Instagram

Nuk mund të mohohet fakti se të qenurit atlet profesionist ka benefite marramendëse financiare.

Nga Cristiano Ronaldo te Lionel Messi te LeBron James, shuma e parave që fitohet nga atletët është thjesht astronomike, transmeton Periskopi.

Çddolloj karriere e gjatë në maje të sportit mund ta bëjë një atlet jashtëzakonisht të pasur.

Me pagat që janë me më shumë zero se që mund t’i numërojmë, atletët vërtetë bëjnë jetë ëndrrash.

Mirëpo, përgjatë dekadës s ëfundit, emrat më të mëdhenj të sportit kanë fituar shuma marramendëse nga rrjetet sociale.

Koncepti është i thjeshtë – atletët monetarizojnë ndjekësit masivë përmes partneritetit me shumë brende dhe vetë platformën, duke fituar shuma serioze në proces.

Instagrami është në veçanti platforma më joshëse, me atletët që dominojnë listën e përfituesve më të mëdhenj.

Më poshtë, lista e 15 atletëve që përfitojnë më së shumti nga Instagrami:

15. Sergio Aguero: $63,500
14. Floyd Mayweather: $108,800
13. Steph Curry: $142,000
12. Conor McGregor: $170,000
11. Luis Suarez: $176,000
10. Mohamed Salah: $180,000
9. Zlatan Ibrahimovic: $200,000
8. Gareth Bale: $200,000
7. Ronaldinho: $208,000
6. Virat Kohli: $296,000
5. LeBron James: $307,000
4. David Beckham: $349,000
3. Lionel Messi: $695,000
2. Neymar: $704,000
1. Cristiano Ronaldo: $889,000

Shpërndaje në: