Gënjeu Kosovën sikur t’ia kishte borgj për muaj të tërë, në fund Andi Zeqiri pranon ftesën e Zvicrës
Andi Zeqiri ka bërë atë që tashmë ne si Redaksi e kemi pritur se do ta bënte tash e një kohë, e që është t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës.
Për muaj të tërë ai ‘flirtonte’ me dy taborret, teksa babai i tij, Avdiu, vazhdimisht potenconte se e ardhmja e tij është te Kombëtarja e Kosovës, por gjente arsyetime të kota, si pengesat në dokumentacion e probleme tjera burokratike, shkruan Periskopi.
E gjithë kjo ishte inskenim i qartë, pasi Kosova shihej si opsion ‘shpëtimi’ për të, në rast se Zvicra vendoste kundër ftesës së tij.
Sot jemi në situatën të cilën e kemi pritur tash e një kohë. Ai është përfshirë në skuadrën e Zvicrës për Kampionat Evropian, Euro 2020.
Le të shërbejë ky shembull për futbollistët e tjerë të cilët zhagitin përgjigjen e tyre si mësim për të gjithë ne, ‘po’ ose ‘jo’, asgjë tjetër nuk duhet e as nuk ëshë e drejtë të pranojmë. /Periskopi.com/