E bujshme: Tre futbollistë të Malishevës ftohen në Kombëtaren e Kosovës
Malisheva ka marrë lajme ngazëllyese sot, përveç atij që tashmë dihet për inkuadrimin në Superligë.
Pas kësaj arritjeje, dhe natyrisht, edhe paraqitjeve fantastike individuale, tre lojtarë të FC Malishevës kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës,
Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grup mosha U-21.
Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar kryetrajneri i FC Malishvës, Arsim Thaçi.