Laporta i merr hua 500 milionë nga një bankë: Kërkon largimin e 13 lojtarëve nga Barça

Laporta i merr hua 500 milionë nga një bankë: Kërkon largimin e 13 lojtarëve nga Barça

Joan Laporta ka paralajmëruar se në këtë verë do të bëj ndryshime të mëdha te Barcelona.

Presidenti i rizgjedhur te klubi katalunas ka bërë të ditur se ai do të tentojë të rikthej lavdinë në Camp Nou, mirëpo fillimisht duhet të punojnë shumë.

Kreu i klubit Blaugranas ka në listën e largimeve emra si, Neto, Smuel Umtiti, Junior Firpo, Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Roberto, Miralem Pjanic, Sergio Busquets, Matheus, Philippe Coutinho, Martin Braithwaite, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dmebel.

Disa prej tyre edhe mund t’i shpëtojnë largimit, mirëpo Laporta është i vendosur që të krijojë sa më shumë fonde për transferimet e reja.

Presidenti tashmë ka huazuar 500 milionë euro nga një bankë në Amerikë, për t’i mbuluar pagat e lojtarëve dhe që të ketë lirinë më pas për të bërë transferime.

Shpërndaje në: