8 gjërat që nuk duhet t’i bëni KURRË në palestër!
Për ta bërë përvojën e palestrës sa më të këndshme për veten dhe njerëzit përreth, kini parasysh këto 8 rregulla.
1. Mos i lini pajisjet “të djersitura”
Nuk ka asgjë të keqe të djersiteni gjatë stërvites, fundja ky është qëllimi, por përdorimi i një peshqiri është pjesë e rëndësishme e “sjelljes së duhur” në palestër. Jo vetëm për të fshirë djersët tuaja, por edhe për të pastruar nga djersa, pajisjen që po përdornit. Mos harroni se shumica e pajisjeve janë të mbuluara me lëkurë, pra djersa qëndron. Mendojeni kështu: As ju s’do donit të gjenit djersën e dikujt tjetër në pajisjen ku do të stërviteni vetë.
2. Mos qëndroni kot tek pajisjet nëse s’po i përdorni
Ndodh jo pak herë që dikush të ulet në një pajisje dhe të vazhdojë të dërgojë mesazhe me minuta të tëra, të bëjë selfie etj. Nëse je në palestër, je për t’u ushtruar. Nëse do të pushosh, atëherë lërja pajisjen dikujt që i duhet në atë moment.
3. Bisedat telefonike, e folura me zë të lartë
Disa nga njerëzit më të bezdisshëm në palestër janë ata që kanë biseda shumë të gjata dhe me zë të lartë në telefonat e tyre gjatë një stërvitjeje. Lloje të tjera “acaruese” janë njerëzit që duan të dëgjojnë muzikën e tyre me volum aq të lartë sa dëgjohet dhe përtej kufjeve.
4. Pajisjet janë për të gjithë
Mos qëndroni në një pajisje me orë e orë të tëra, sidomos nëse shihi se ka njerëz përreth që po presin ta përdorin gjithashtu.
5. Lënia e peshave kudo
Një gjë tjetër që duhet të keni mësuar në fëmijëri është se nuk duhet të lini lodrat tuaja kudo. I njëjti rregull zbatohet në palestër: Vendosini peshat në vendet përkatëse dhe jo në tokë apo aty ku mbaruat stërvitjen.
6. Mos ushtroni presion tek përdoruesit e tjerë të palestrës
Të përdorësh të njëjtën pajisje për 60 minuta është e tepërt, por edhe t’i ngulësh sytë dikujt me qëllimin për t’i thënë “Nxitooo”, nuk është normale.
7. Vonesat
Respektoni oraret e vendosura të palestrës. Nuk ka rëndësi nëse është një grup fitnesi apo një seancë stërvitore me trajner personal. Kjo mund të jetë shpërqendruese për instruktorin dhe anëtarët e tjerë të klasës. Nëse keni mbërritur vonë, të paktën sigurohuni që ta ndërprisni orën e mësimit sa më pak të jetë e mundur.
8. Dhoma e zhveshjes së palestrës nuk është banjoja juaj personale
Gjithmonë ka një person që parakalon i zhveshur nëpër dhomë duke i bërë të tjerët të ndihen në siklet dhe ka dhe nga ata që mendojnë se në tualetet e palestrës mund të bëhet gjithçka, edhe depilimi apo procese që marrin më shumë kohë. Respektoni të tjerët, kohën dhe privatësinë e tyre. Mbani në mend se dhoma e zhveshjes së palestrës nuk është banjoja juaj personale.
Burimi: Bright Side