Zyrtare: Konfirmohen dy largime te Bayern Munichu

Zyrtare: Konfirmohen dy largime te Bayern Munichu

Bayern Munchen është në prag të një revolucioni në pjesën teknike sepse në krye të ekipit do të vijë Julian Nagelsman, pas dorëheqjes së Hansi Flick për shkak të mosmarrëveshje në lidhje me politikat e klubit.

Dy nga ndihmës trajnerët, pjesë e stafit prej vitesh do largohen bashkë me Flick në fund të sezonit. Bëhet fjalë për Miroslav Klose, legjendën e Bayernit dhe të Botërorëve me Gjermaninë dhe Hermann Gerland, një nga personat më të respektuar në klub.

Ky i fundit ishte pjesë e Bayern Munchen pa u ndarë që nga viti 2009, teksa me klubin gjerman ishte takuar që në vitet ’90. Ndërkohë Klose pritet të marrë drejtimin e një klubi të Bundesliga 2, teksa ofertat në drejtim të tij janë të shumta.

Shpërndaje në: