Leicester i kërkon falje Chelseat pas veprimit absolutisht brutal të lojtarit në zhveshtore pas triumfit në FA Cup

Leicester i kërkon falje Chelseat pas veprimit absolutisht brutal të lojtarit në zhveshtore pas triumfit në FA Cup

Leicester City raportohet se i ka kërkuar falje Chelseat për veprimet e Daniel Amarteyt gjatë festës së ‘Dhelprave’ në zhveshtore, pas triumfit në FA Cup.

Të shtunën mbrëma, Leicesteri fitoi trofeun më të vjetër në botë për herë të parë në histori të klubit. Skuadra e Brendan Rodgersit regjistroi fitore 1-0 kundër ‘Të Kaltërve’, falë një goli brilant nga Youri Tielemans nga distanca, transmeton Periskopi.

Qartazi, lojtarët e skuadrës sensacionale festuan si të çmendur në zhveshtore pas ndeshjes.

Mirëpo, veprimet e Amarteyt ishin thjesht të tepërta. 26-vjeçari është kapur ng akamera duke hedhur tutje flamurin e Chelseat me përbuzje.

Ishte një gjest që tregon mungesë të madhe respekti për kundërshtarin dhe Leicesteri, sipas ‘Sky Sports’, i ka kërkua falje Chelseat për veprimin e mbrojtësit.

Skuadra nga Londra ka mundësi hakmarrjeje sonte pasi ndeshet me Leicesterin në javën e parafundit të Premier Leagues. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: