Rina Balaj: Më duket se u ktheva në formën time
Këngëtarja kosovare, Rina Balaj, shquhet për format e saj trupore, të cilat nuk ngurron as t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Balaj, në një cicërimë në twitter, ka publikuar një video teksa shihet duke bërë ushtrime, e të cilat me shumë gjasë çojnë në formësim të pjesës së prapme.
Balaj me plot besim konstaton se trupi i saj është ashtu siç dëshiron.
“Them se jam rikthyer në formën time të preferuar”, ka shkruar ajo në twitter.
I guess I’m back on my favorite shape pic.twitter.com/GYYu7KzVoe
— Rina Balaj (@goodgirlrinushi) May 18, 2021