Zbulohet e vërteta e fotografisë së Loredanës me foshnjën në krah

Zbulohet e vërteta e fotografisë së Loredanës me foshnjën në krah

Fotografia të cilën Loredana dhe Mozzik kanë shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, ka habitur të gjithë.

Shumë fansa të tyre e kanë uruar çiftin për fëmijën e dytë.

Por si qëndron e vërteta, a ishte Loredana vërtetë shtatzënë dhe e mbajti të fshehur?

Jo! – Reperja e famshme në Gjermani nuk ishte në pritje të ëmbël dhe nuk është bërë nënë për herë të dytë.

Gjithçka lidhet rreth videoklipit të ri i cili është në bashkëpunim me bashkëshortin e saj Mozzik, me të cilin ishte e ndarë për një kohë.

Ky duet do të konfirmojë zyrtarisht rikthimin e tyre pas shumë thashethemeve se janë apo nuk janë bashkë, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në: