E pabesueshme: Portieri Alisson shënon në minutën e fundit dhe i jep Liverpoolit injeksion për top katërshe

E pabesueshme: Portieri Alisson shënon në minutën e fundit dhe i jep Liverpoolit injeksion për top katërshe

Ajo që ndodhë rrallëherë sapo ka ndodhur në ndeshjen mes ëBA-së dhe Liverpoolit, e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.

‘Të Kuqtë’ kishin nevojë për një fitore në mënyrë që të qëndrojnë në hap me garën për top katërshe dhe gjithçka dukej se do të përfundonte me zhgënjim pasi po barazonte 1-1 deri në minutën e katërt të lojës shtesë.

E gjithë skuadra e Liverpoolit vazhdoi tutje, përfshirë edhe portierin, për ta sulmuar topin gjatë një këndoreje.

Në krosimin Alexander-Arnoldit, më së miri u gjet Alisson i cili shënoi me kokë për ta ngritur në ekstazë skuadrën dhe për t’ia siguruar pikët e plota, të cilat i jepin gjasa të jashtëzakonshme skuadrës për top katërshe, teksa grumbullon 63 pikë, vetëm një më pak se Chelsea në pozitën e katërt.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: