Prishtina kampione e Kosovës për herë të parë pas shtatë viteve
Prishtina është shpallur kampione e Superligës së Kosovës në futboll, për herë të parë pas shtatë viteve, pasi mposhti Gjilanin 2-1 sot si mysafire.
Kryeqytetasit kishin nevojë për vetëm një pikë nga kjo përballje për ta siguruar matematikisht titullin, por nuk i lanë asgjë rastit dhe fituan pikët e plota, shkruan Periskopi.
Golat nga Mici 15′ dhe Abazi 40′, ia siguruan fitoren e madhe kryeqytetasve, të cilët sot mbulohen në lavdi.
Edhe rivalët e Prishtinës, Drita dhe Ballkani fituan ndeshjet e tyre, por nuk mjaftoi për ta shtyrë festën e prishtinasve.
Më poshtë, rezultatet e plota dhe tabela pas ndeshjeve të sotme. /Periskopi.com/