Mbyllen pjesët e para: Prishtina 45 minuta larg titullit

Mbyllen pjesët e para: Prishtina 45 minuta larg titullit

Kanë përfunduar pjesët e para nga java e 35-të në Superligën e Kosovës në futboll, e cila është e parafundit për këtë fushatë.

Prishtina e ka mbyllur intervalin e parë me epërsi solide, 2-0, si mysafire e Gjilanit, rezultat që e afron edhe më shumë afër titullit në kampionat, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, Drita është duke fituar minimalisht, 1-0, si mysafire e Drenicës, teksa Ballkani po fiton 2-1 kundër Trepçës 89.

Feronikeli e ka mbyllur pjesën e parë baraz 1-1 me Besën, teksa me të njejtin rezultat u mbyll intervali edhe në takimin mes Arbërisë dhe Llapit.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Prishtina kryeson në tabelë me 78 pikë, pesë më shumë se Drita në të dytin dhe shtatë më shumë se Ballkani në të tretin.

Kujtojmë se nëse qëndrojnë gjërat kështu edhe në pjesën e dytë, Prishtina shpallet kampione e Kosovës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: