Kjo pritje e Schmeichel kundër Chelseat krejt në fund, është absolutisht e pabesueshme

Kjo pritje e Schmeichel kundër Chelseat krejt në fund, është absolutisht e pabesueshme

Leicesteri fitoi për herë të parë në histori të klubit FA Cup, pasi mposhti në finale Chelsean me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për ‘Dhelprat’ e shënoi Youri Tielemans në minutën e 63-të, duke qëlluar cakun me një goditje absolutisht sensacionale nga distanca.

Kur flasim për momente sensacionale, Leicesteri e dhuroi edhe një tjetër gjatë ndeshjes në formën e Kasper Schmeichelit.

Portieri danez në minutën e 87-të të ndeshjes bëri një pritje drithëruese për t’i mohuar gol të sigurtë Mason Mountit.

Goditja ishte tejet e fuqishme dhe nga afërsia, gjë që e bën pritjen edhe më të jashtëzakonshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: