Edhe Ulpiana nga edicioni i ardhshëm luan në Superligë
Ulpiana ka siguruar pjesmarrjen në Superligën e Kosovës, pas më shumë se dhjetë viteve.
Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë.
Ulpiana shënoi fitore 1-2 në udhëtim te Ramiz Sadiku, duke arritur të shpallet kampione në Grupin B dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Fadil Ademi sezonin e mbylli me 53 pikë.
Kujtojmë se hera e fundit kur Ulpiana kishte qenë Superligë, ka qenë sezoni 2008/2009.