Lewandowsi në mesin e legjendave, thyen rekordin e Gerd Mullerit
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka thyer një rekord të madh në Bundesliga.
Ai ka arritur të shënojë në ndeshjen kundër Freiburg, duke arritur edhe zyrtarisht numrin e 40 golave dhe duke e thyer edhe rekordin e legjendës Gerd Muller për më së shumti gola në Bundesligë.
Golin e rekordit, Lewandowski e shënoi nga penalltia kundër Freiburg në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Bundesliga.
Polaku këtë gol e festoi duke shfaqur një foto të Mullerit në fanellën e tij. /Periskopi.com/