Zymer Bytyqi dukshëm më i miri nga Kosova në vlerësimet për futbollistët nga githa shtetet evropiane

Zymer Bytyqi dukshëm më i miri nga Kosova në vlerësimet për futbollistët nga githa shtetet evropiane

Zymer Bytyqi ka pasur një paraqitje mbreslënëse në këtë edicion në kampionatin turk.

Sulmuesi nga Kosova në janar u bashkua me skuadrën e madhe turke Konyaspor pas shkëlqimit me Vikingun në Superligën e Norvegjisë.

Niveli i futbollit turk, dhe pershtatja nuk kanë qenë problem për lojtarin i cili prej fillimit ka treguar nivel të lartë, transmeton Periskopi.

Bytyqi është lojtari kryesor i Konyas që nga ardhja e tij në janar, derisa në qershor pritet të grumbullohet nga Përfaqësuesja e Kosovës që ka fituar garën me Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Norvegjisë ku të dyja e kërkonin.

Falë formës së mrekullueshme që po kalon, Bytyqi po zë shpesh herë vend në formacion të javës në Turqi, derisa tani është vlerësuar edhe nga webi që merret me notat dhe statistikat e lojtarëve Sofa Score.

Ky web ka publikuar emrat e 54 futbollistëve nga shtetet evropiane dhe notat që ata kanë marrë deri më tani në paraqitjet me klubet e tyre.

Nga qindra futbollistë me shtetësi kosovare që luajnë në Evropë, lojtari me notën më të lartë është vlerësuar Zymer Bytyqi i Konyaspor.

Sulmuesi anësor ka notën mesatare 7,22 që do të thotë është më e larta nga gjithë futbollistët kosovarë.

Ky vlersim tregon dukshem nivelin e lojtarit i cili ska kaluar pa rënë në sy.

Shpërndaje në: