Messi duke e shkatërruar komplet mbrojtjen e Man Unitedit me vetëm katër prekje është thjesht turpëruese

Messi duke e shkatërruar komplet mbrojtjen e Man Unitedit me vetëm katër prekje është thjesht turpëruese

Sezoni 2018/19 ishte një prej më të mirëve të Lionel Messit në fanellën e Barcelonës.

Po, klubi spanjoll kolapsoi në fund të sezonit, madje duke u mposhtur 4-0 nga Liverpooli në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leagues, para se të mposhtej edhe në finale të Copa del Rey nga Valencia, transmeton Periskopi.Por katalunasit të paktën arritën ta fitojnë La Ligan, por në aspektin individual, sezoni i Leo Messit rangohet si një prej më të mirëve në karrierën e tij.

Në 50 paraqitjet e tij për blaugranët në të gjitha garat, ai shënoi 51 gola dhe kontriboi me 22 asistime.

Në Champions League, ai shënoi 12 gola në 10 ndeshje.

Dy golat e tij kundër Manchester Unitedit ishin thjesht spektakolar, derisa i pari duhet thënë se ngadhnjeu nga t ëdy.

Gjashtë herë ‘Topi i Artë’ vodhi topin nga Ashley Young, ia futi nën këmbë Fredit, vrapo drejt zonës së 11-metërshit dhe lansoi një goditje të pandalshme, duke përdorur vetëm katër prekje paraprakisht.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: