Dele Alli është kapur duke u puthur me bijën e Pep Guardiolas, Marian

Dele Alli është kapur duke u puthur me bijën e Pep Guardiolas, Marian

Jeta personale e Dele Allit erdhi në sy të publikut në mars, kur u raportua se ai ishte ndarë me modelen, Ruby Mae.

‘The Sun’ raportoi se dyshja pati shumë argumente para se të ndahen, transmeton Periskopi.

Raportohet se ajo ishte e frustruar me sjelljen e tij, përfshirë vartësinë e tij me lojën ‘Fortnite’.

Disa muaj kanë kaluar tash dhe Dele duket se ka vazhduar jetën e tij, pasi është fotografuar duke puthur bijën e Pep Guardiolas, Maria.

Po, e lexuat drejtë.

‘The Sun’ potencon se Dele dhe Maria, 20-vjeçare, u takuan muajin e kaluar dhe dyshja janë vënë re duke u puthur në një bar në Londër.

Maria Guardiola: Photo credit: The Sun

Një burim është shprehur: ”Dele dhe Maria nuk u dukën se u intereson për diçka.

”Ata nuk e kishin problem nëse i shihte dikush, pasi u puthën në afërsi të DJ.

”Aty ishin qindra njerëz që po shikonin. Të gjitha tavolinat ishin rezervuar dhe ishin krejtësisht të mbushura.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: