Arsyet më të shpeshta pse gratë vendosin të mos martohen
Në fund të ditës, martesa është një zgjedhje shumë personale dhe çdo vendim i marrë është i drejtë. Shumë gra zgjedhin të mos përfshihen në një institucion të tillë si martesa për arsye nga më të ndryshmet. Disa nga më të shpeshtat i gjeni më poshtë:
Një bashkëshort i padobishëm
Nëse një femër është në vështirësi ekonomike dhe takon burra në të njëjtën situatë me të ose edhe më keq, atëherë ajo e sheh të vështirë situatën. Nuk është sekret fakti që shumë femra zgjedhin të mos martohen më partnerë të cilët mund t’ua rëndojnë situatën ekonomike. Përgjithësisht, natyra e gruas kërkon siguri dhe qëndrueshmëri, elementë që lidhen ngushtë me gjendjen financiare.
Suksesi ndryshon gjithçka
Kur një grua është e privilegjuar ose shumë e suksesshme, martesa vjen shumë kollaj-ose jo. Për më tepër një gruaje nuk i duhet një bashkëshort që është avokat i një korporate të fuqishme kur ajo vetë është avokate e një korporate të fuqishme. Të përfitosh nga mundësitë profesionale ose ekonomike që të jepen, mund të jetë e vështirë kur duhet t’i përkushtohesh një bashkëshorti po aq ambicioz ose me një axhendë jete të ndryshme. Kjo lloj gruaje mund të zgjohet çdo ditë me sfida të reja interesante dhe të mendojë: “është më mirë të pres”.
Nuk janë të gatshme të bëjnë kompromise tradicionale
Një grua që nuk është dakord të gatuajë e të pastrojë ose të jetë prindi që shoqëria preferon. Thjesht nuk takon burra që duan llojin e asaj që ajo është.
Taksa e martesës
Disa femra i pengon fakti që martesa përfshin edhe një kosto ekonomike. Asaj do t’i duhet të paguajë më shumë nëse martohet me dikë që fiton aq sa ajo ose më shumë.
Shmangia e burrave tradhëtarë
Kjo frikë bën që një pjesë e mirë grash ta mendojnë mirë një vendim të tillë si martesë.
Presin të duhurin
Këto janë gratë që presin për njeriun e duhur ose për atë që do të bien në dashuri dhe ai do t’i dojë po aq sa e duan ato. Nëse ky mashkull nuk vjen, atëherë ato preferojnë të vazhdojnë vetëm. Ndërsa femrat bëhen më përzgjedhëse, edhe më shumë faktorë hyjnë në ekuacionin e martesës.
Burimi: Bustle