Haaland e bullizoi brutalisht Upamecanon për të shënuar një gol që e bëri Leipzigun të duket si skuadër U15

Haaland e bullizoi brutalisht Upamecanon për të shënuar një gol që e bëri Leipzigun të duket si skuadër U15

Borussia Dortmundi ka fituar Kupën e Gjermanisë pasi nuk e bëri hesap Leipzigun në finale, duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Erling Haaland shkëlqeu përsëri, duke realizuar dy gola, shkruan Periskopi.

Sulmuesi i ‘milionerëve’ ka shënuar gola për qejf tërë sezonin dhe u fut në ndeshjen e sontme kundër më të urryerve të Gjermanisë me 37 gola nga 38 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Periskopi.

Epo, në fakt tash ai ka 39 në po aq ndeshje, falë dy shënimeve të sontme.

I pari i tij i natës ishte thjesht sensacional, pas një përpjekjeje impresive solo për t’i dhënë epërsinë 2-0 Dortmundit.

20-vjecari mori topin jashtë zonës së penalltisë, u nis drejt portës, e la Dayot Upamecanon të shtrirë për tokë dhe pastaj me qetësi qëlloi aty ku llogaritet.

Ishte një tjetër moment magjie nga norvegjezi. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: