Pamjet nga stërvitja e boksierit sensacional janë absolutisht brilante të shikohen
Ryan Garcia është dhuratë që vazhdon të dhurojë.
Duaje ose urreje, ai është bërë shumë i famshëm, nëse nuk mjaftojnë 8 milionët ndjekësit e tij në Instagram për ta kuptuar, ai ka aftësi të jashtëzakonshme boksi, transmeton Periskopi.
Garcia thjesht e di ku i ka pikat e forta dhe di si t’i përdorë.
Ai ka një bilanc sensacional 21-0 dhe së fundmi kishte thënë se do të pushonte për një kohë, që të fokusohet në shndrrimin në një ‘version më të mirë të vetës’.
Dhe amerikani tash i është rikthyer palestrës për të filluar stërvitjet për rikthimin e tij në verë.
Garcia duket në formë shumë të mirë, derisa edhe një herë tregoi shpejtësinë e jashtëzakonshme të duarve në një klip të shkurtër online, dhe falënderoi fansat për mbështetjen në mbishkrimin e bashkangjitur. /Periskopi.com/
Ryan Garcia says he’s “making steps forward” ?
(via KingRyan / IG) pic.twitter.com/KAtQ81nGNi
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) May 12, 2021