Kjo ndërhyrje e Mascheranos në Bendtnerin ishte madhështore, saqë ia shpëtoi karrierën te Barcelona

Kjo ndërhyrje e Mascheranos në Bendtnerin ishte madhështore, saqë ia shpëtoi karrierën te Barcelona

Jo shumë fansa të futbollit parashikuan se Javier Mascherano do të kishte sukses te Barcelona.

Argjentinasi iu bashkua klubit spanjoll në verën e vitit 2010 nga Liverpooli, për një shumë rreth 22 milionë euro.

Atë kohë, askush nuk e kuptonte pse Barcelona po shpenzonte në të, pasi nuk kishte shans t’ia uzurponte vendin në formacionin bazë Sergio Busquetsit.

Dhe në gjashtë muajt e parë Mascherano vërtetë dukej si peshku pa ujë në ‘Camp Nou’.

Por në mars të vitit 2011, një moment i vetëm gjenialiteti në defanzivë, ndryshoi gjithcka dhe ia shpëtoi karrierën te Barcelona.

Në një ndeshje kruciale cerekfinale në Champions League kundër Arsenalit, Mascherano performoi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në momentin e fundit për t’ia mohuar golin që dukej i sigurtë Nicklas Bendtnerit.

Në atë që ishte një moment brilant, me Arsene Wengerin që ra në gjunjë afër bankëz rezervë si rezultat.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: