Momenti kur Klopp dhe futbollistët e Liverpoolit mbërrijnë në ‘Old Trafford’ para superndeshjes me Man Unitedin

Momenti kur Klopp dhe futbollistët e Liverpoolit mbërrijnë në ‘Old Trafford’ para superndeshjes me Man Unitedin

Skuadra e Liverpoolit ka arritur në “Old Trafford” shëndosh e mirë.

Tifozët e Manchester United bllokuan autobusin e Liverpoolit ku më pas u sprapsën nga Policia.

Më pas, tifozët vërshuan stadiumin ku nisën protestat e tyre kundër familjes Glazer, e cila ka në pronësi Manchester United.

Ekzistonte rreziku që ndeshja të shtyhej për herën e dytë, por tani gjithçka është qetësuar. Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe lojtarët e skuadrës kanë arritur në stadium dhe ndeshja do të zhvillohet sipas orarit.

Shpërndaje në: