Magnati japonez i modës: Po shkoj në stacionin hapësinor, pastaj në Hënë
Magnati japonez i modës Yusaku Maezaëa, i cili rezervoi një udhëtim SpaceX në Hënë, së pari do të “provojë” Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
“Shkuarja në IS para Hënës”, shkroi Maezaëa në Tëitter sot.
Maezaëa bleu dy vende në kapsulën ruse Soyuz, raporton Reuters.
Ai do të shkojë në një mision 12-ditor në dhjetor me ndihmësin e tij dhe një kozmonaut profesionist.
“Jam kureshtar: Si është jeta në hapësirë?” Kështu që, planifikoj ta zbuloj vetë dhe ta ndaj me botën,” tha Maezaëa.
Ai do të jetë personi i parë që do të paguajë për udhëtimin e tij në stacionin hapësinor pas më shumë se një dekade, tha kompania Space Adventures me bazë në Virxhinia, e cila ndërmjetësoi në marrëveshje. Kompania nuk deshi të tregojë se sa kushton udhëtimi.
Space Adventures deri më tani ka dërguar shtatë turistë në stacionin hapësinor nga 2001-2009.
Udhëtimi i Maezaëa-s në Hënë është planifikuar për në vitin 2023.