Zyrtare: Finalja e Champions League nuk do të luhet në Stamboll
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Manchester Cityt nuk do të zhvillohet në Stamboll.
Kjo finale e madhe që zhvillohet më 29 maj do të luhet në Portugali, dhe secilit ekip do t’i lejohen nga 6 mijë tifozë.
Kjo gjë është bërë për shkak të kufizimeve në udhëtime si pasojë e Covid-19 që ka vendosur qeveria e Britanisë së Madhe, ndërkohë që të dyja klubet finaliste janë nga ky shtet.