Batatina i papërmbajtshëm: Sonte zbret nga qielli Fadil Vokrri dhe buzëqesh me neve

Batatina i papërmbajtshëm: Sonte zbret nga qielli Fadil Vokrri dhe buzëqesh me neve

Tahir Batatina ka dhënë një deklaratë sensacionale pas triumfit në Kupën e Kosovës kundër Dukagjinit të Klinës.

Llapianët triumfuan pas penalltive, pasi rezultati pas 120 minutave lojë ishte 1-1, shkruan Periskopi.

E Batatina pati disa fjalë të jashtëzakonshme pas ndeshjes.

”Mendoj që është një emocion i paparashikueshëm, pasi shumë gjenerata kanë sakrifiku. 89 vite dhe nuk ka trofe Llapi. Trimat i përcjell suksesi. Më vjen mirë që për herë të parë si trajner i Podujevës arrita këtë. Sot në ‘Fadil Vokrri’ do të zbret nga qielli Fadil Vokrri dhe do të buzëqeshë me neve këtu.

”Ju garantoj që rruga e trofeut në Llap ka me vazhdu dhe nuk do të ndalet në vazhdimësi.

”Trofeu më i vlefshëm i jetës dhe karrierës time.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: