Llapi mezi mposht amatorët nga Liga e Parë në finale të Kupës: Nivel i dobët na përfaqëson në Evropë

Llapi mezi mposht amatorët nga Liga e Parë në finale të Kupës: Nivel i dobët na përfaqëson në Evropë

Llapi ka fituar Kupën e Kosovës, por me shumë mund, pas ekzekutimit të penalltive kundër Dukagjinit.

Ishte një ndeshje tejet e dobët nga llapianët të cilët ishin favoritë absolut, falë edhe inferioritetit të Dukagjinit, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Periskopi.

Mirëpo, përballë Llapit, klinezët u dukën si një super skuadër, teksa rezistuan gjatë dhe arritën madje edhe të shënojnë golin epërsisë  në vazhdime përmes Merlakut në minutën e 113-të.

Prenci barazoi në frymën e fundit, duke qëlluar cakun në minutën e 120-të për ta barazuar rezultatin.

Në penallti, Dukagjini huqi dy, ndërsa Llapi vetëm një dhe triumfoi, duke siguruar të drejtën për ta përfaqësuar në Evropë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: