Besa Famgas kampion në hendboll
Besa Famgas nga Peja, superfuqi e hendbollit të Kosovës. Pejanët fituan titullin e tetë rresht apo të 17-tën në histori, që nga pavarësimi i sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav.
Prishtina ishte një kafshatë e lehtë për Besën në përballjen e dytë të finales së Play-off-it të Superligës së Kosovës, duke pësuar humbje me rezultat 39:32 (19:15).
Kryeqytetasit nuk ishin as hija e finales së parë, megjithatë Taib Kabashi, kryetrajner i Prishtinës, duhet të jetë i kënaqur që e preku finalen e madhe.
Kryetrajneri i Besës, Javier Cabanas, është krenar me këta djem dhe tani synon edhe trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës.
Prishtina kampion u bë në vitin 2012-13 dhe nga kjo periudhë Besa sundon, duke i fituar titujt rresht.
Besa nuk ka pasur rival të denjë që nga fillimi i kampionatit e deri në fund,. Investimet e familjes Idrizi po shpërblehen me suksese.
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.