Kosovari debuton me Schalken në Bundesligë, vlerësohet me këtë notë
Futbollisti nga Kosova, Blendi Idrizi ka debutuar me klubin nga Bundesliga, FC Schalke 04.
23-vjeçari është futur nga minuta e parë nga trajneri, Grammozis në ndeshjen kundër Hertha Berlin, e vlefshme për xhiron e 33-të në Bundesliga.
Idrizi luajti 77 minuta në takimin që Schalke e humbi me rezultatin 1-2, teksa u vlerësua me notën 6.6 nga “SofaScore”.