Lojtari i Kosovës, debuton me Schalken

Lojtari i Kosovës, debuton me Schalken

Futbollisti kosovar, Blendi Idrizi ka debutuar me klubin nga Bundesliga, FC Schalke 04.

23-vjeçari është futur nga minuta e parë nga trajneri, Grammozis në ndeshjen kundër Hertha Berlin, e vlefshme për xhiron e 33-të në Bundesliga.

Idrizi ishte futbollist i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21.

Kujtojmë që më parë 23-vjeçari ka luajtur për FC Koln.

Ai luan si mesfushor, dhe konsiderohet si një talent premtues në Bundesligë dhe për Kosovën./Periskopi/

Shpërndaje në: