“Intelektualët” fenomenal, super iniciativë për festën e Bajramit
Pandemia nuk i la tifozët nga të gjitha anët e botës, që të jenë afër ekipeve të tyre të zemrës që gati 2 vite.
Por kjo gjë nuk i ndaloi “intelektualët”, që të tregohen human dhe madhështor me gjestin e tyre të fundit, transmeton Periskopi.
Tifozët e Dritës, Intelektualët kanë marrë një iniciativë që t’i ndihmojnë disa familje në nevojë për festën e Fiter Bajramit.
Tifozët gjilanas që kanë mbledhur para ditëve të fundit dhe ata kanë vendosur që t’i gëzojnë 14 familje në nevojë me një pako ushqimore.
Gjesti i tyre është përkrahur nga shumë tifozë dhe futbollistë të Dritës që kanë kontribuar.
Gjithsesi vlen të ceket se disa ditë më parë edhe tifozët e Gjilanit, Skifterat bashk me ekipin e Gjilanit, kishin bërë të njëjtin gjest duke ndihmuar familjet në nevojë. /Periskopi.com/