Ikje masive: Raportimet thonë se 5 lojtarë të Arsenalit – edhe Xhaka – po kërkojnë ‘azil’

Ikje masive: Raportimet thonë se 5 lojtarë të Arsenalit – edhe Xhaka – po kërkojnë ‘azil’

Arsenali mund të ketë një ikje masive të lojtarëve  pas paraqitjeve të dobëta, duke përfshirë një portier, dy mesfushorë dhe dy mbrojtës që nuk janë më të lumtur te Gunners.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka nevojë për një rifreskim të skuadrës dhe sipas raporteve, ka pesë lojtarë që do të ishin të lumtur të largoheshin nga Londra, transmeton Periskopi.

Fituesit e Kupës FA vitin e kaluar kanë pasur një sezon zhgënjyes ku ata janë përpjekur të sigurojnë një vend në pesëshen e parë në Premier League.

Topçinjtë kishin ca shpresë me perspektivën e një finale të Ligës së Evropës, por ata u eliminuan nga Villarreal dhe ish-trajneri i tyre Unai Emery, në gjysmëfinale.

Sipas raportit, lojtarë që duan të kërkojnë azil në ndonjë ekip tjetër janë David Luiz, Willian, Granit Xhaka, Hector Bellerin dhe portieri gjerman Bernd Leno dëshirojnë të largohen nga klubi.

Kujtojmë që disa nga lojtarët e lartpërmendur – më së shumti Xhaka – kanë qenë të abuzuar në forma të ndryshme nga tifozët e Arsenalit gjatë këtij sezoni./Periskopi

Shpërndaje në: