Basku Laporte braktis Francën, bëhet spanjoll për Euro 2020

Basku Laporte braktis Francën, bëhet spanjoll për Euro 2020

Spanja do të ketë një përforcim të rëndësishëm e të papritur për Kampionatin Evropian.

Mbrojtësi Aymeric Laporte ka vendosur të braktis Francën nga e cila është injoruar deri tani edhe pse ka luajtur 51 ndeshje me skuadrat zinxhirë të të rinjve dhe nuk është grumbulluar, për t’u bashkuar me Spanjën.

Këta të fundit kanë bërë gati çdo dokumentacion ndërsa Këshilli i Ministrave miratoi natyralizimin e tij si spanjoll.

Laporte me prejardhje është nga Pais Basco dhe ka mbajtur mbi supe fanellën e Athletic Bilbaos, si me të rinjtë ashtu edhe me skuadrën e parë nga e cila u transferua në vitin 2018 për 65 milionë euro nga Manchester City.

Shpërndaje në: