Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, Llapi-Dukagjini
Sonte në orën 20:45 në kryeqytet do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit.
Këtë ndeshje do ta drejtojë Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.
Dihet se të dy skuadrat synojnë suksesin historik, fitimin e Kupës dhe sigurimin e pjesëmarrjes në gara Evropiane.
Llapi ka arritur të licensohet nga Uefa, kurse në anën tjetër Dukagjini i cili bën pjesë në kategorinë e parë të futbollit kosovar, ende nuk ka arritur dhe është në proces të licensimit.
Për skuadrën llapjane kjo është finalja e dytë në kupë, pasi në finalen e edicionit garues 2016/17 u mposhtën nga Besa pas penalltive. Në anën tjetër, për Dukagjinin kjo është finalja e tretë.