Vedat Muriqi zbulon çka po i mungon Kosovës për t’iu kthyer fitoreve

Vedat Muriqi zbulon çka po i mungon Kosovës për t’iu kthyer fitoreve
Vedat Muriqi një intervistë për “Duelin sportiv” të RTV Dukagjinit ka folur rreth karrierës së tij, por pa harruar ta përmend edhe Përfaqësuesen e Kosovës.
Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të mira për “Dardanët”, dhe Muriqi ka dhënë arsyet për formën e Kosovës.

“Të arsyetojmë mungesën e rezultateve vetëm te pandemia, nuk do të ishte fer. Në ndeshjet më të rëndësishme si ndaj Maqedonisë, munguam unë, Amiri, ai tjetri, ai tjetri. Jam ndjerë shumë keq. Ishte diçka e keqe, pasi ka mundur të jetë ndeshja e karrierës”, tha Muriqi.

Sulmuesi i Lazios theksoi se se nevojitet vetëm një fitore e madhe dhe ata do të rikthehen përsëri në më të mirën e tyre.

“Kemi skuadër të mirë dhe kalojmë shumë mirë mes vete. Duhet vetëm një fitore që të kthehemi”, përfundoi Vedat Muriqi.

Shpërndaje në: