Pamje të rralla të Iniestas kundër Real Madridit tregojnë se ai ishte thjesht e pamundur të ndalej

Pamje të rralla të Iniestas kundër Real Madridit tregojnë se ai ishte thjesht e pamundur të ndalej

Urime ditëlindja e 37-të, Andres Iniesta.

Legjenda e Barcelonës është padyshim një prej mesfushorëve më të mirë që ka shkelur ndonjëherë në një fushë futbolli, transmeton Periskopi.

Në formën e tij më të mirë, Iniesta ishte virtualisht i pandalshëm për klubin dhe Kombëtaren, teksa falë aftësive magjike dribluese në baza të rregullta poshtëronte më të mirët e më të mirëve.

Graviteti i ulët në qendër i fituesit të Kupës së Botës dhe këmbët e shpejta e bënin atë absolutisht makth për mbrojtësit, siç e dëshmonin përballjet e shpeshta kundër Real Madridit.

Një klip në veçanti nga ditët e tij në ‘El Clasico’ nënvizon në mënyrë perfekte aftësitë e tij të pakapshme, që i bënte të dukeshin superyjet si futbollistë mediokër vetëm pse ishin kundërshtar të tij.

Pamjet e mëposhtme të Iniestas duke u rrotulluar nga Xavi Alonso dhe ndryshimi drejt zonës së Real Madridit, u kapën nga një fans dhe nënvizojnë për mrekulli sa shpejtë punonte truri dhe këmbët e maestros spanjoll.

Nëse Lionel Messi do ta konkretizonte vrapimin magjik të Iniestas, do të kishte qenë një gol ikonik. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: