Zyrtare: Cavani vazhdon me Man Utd edhe për një sezon

Zyrtare: Cavani vazhdon me Man Utd edhe për një sezon

Tashmë është gjithça zyrtare. Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi anglez përmes një postimi në Twitter.

Cavani iu bashkua Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni.

34-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë.

Shpërndaje në: