0 gola, 0 asistime qe një vit: Barcelona i vendos çmimin Miralem Pjaniqit

0 gola, 0 asistime qe një vit: Barcelona i vendos çmimin Miralem Pjaniqit

Pas një viti qëndrim në Camp Nou, Miralem Pjanic pritet të largohet nga Barcelona.

Mesfushori boshnjak pritet të largohet nga katuluasit pas një viti performance të dobët, duke dështuar kështu të shënojë apo asistojë në ndonjë gol pas 28 ndeshjeve të zhvilluara në të gjitha garat për Barcelonën, shkruan Periskopi.

Aventura e tij te Barcelona nuk ka qenë ashtu siç pritej, pasi boshnjaku nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës së Barcelonës.

31-vjeçari nuk ka arritur në asnjë moment të jetë një futbollist titullar i rëndësishëm për trajnerin Ronald Koeman i cili i ka besuar treshes Busquets, Pedri e De Jong në mesfushë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se katalunasit e kanë nxjerr në shitje boshnjakun dhe duan të fitojnë rreth 35 milionë euro nga shitja e tij.

Skuadrat të cilat kanë shprehur interesim për mesfushorin boshnjak janë Everton, Arsenal dhe Paris Sain Germain.

Mesfushori boshnjak iu bashkua gjigantit katalunas me shumë bujë si një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon nga Juventusi. /Periskopi/

Shpërndaje në: