Bëhet virale receta e bakllavës së lexuesit të Periskopit: Përbërja

Në një prej lajmeve të Periskopit sot, ku raportohej se një grua në Ferizaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit, një prej komentuesve të parë publikoi një recetë për bakllavë.
Periskopi respekton të gjithë gastronomët dhe idhtarët e kulinarisë, por bën thirrje që recetat e ndryshme ushqimore t’i dërgojnë në pjesën e mesazheve të faqes tonë në Facebook.
Ne kemi vërejtur se një recetë e tillë po publikohet në formë sporadike edhe në lajme të tjera prandaj kemi marrë vendim që atë ta publikojmë në këtë artikull 😛.
Komenti i lexuesit të Periskopit u bë viral, duke qenë se si i tillë nuk përkonte me kontekstin e ngjarjes për të cilën u raportua.
Periskopi ka vendosur ta publikojë këtë recetë bakllave, pa ndërhyrje – jo vetëm në përbërjen e saj por edhe pa ndërhyrje drejtshkrimore:
Receta e famshme e Hajriut:
Receta per Bakllav :
6 ve
4 veq te verdhat
2 ve komplet
1 lug te mesme sheqer
1 got kos
1 got jo plot qumesht
1 got vaj
1 pecive
Me ket mas e bejme brumin e ngjeshim perderisa nuk ka me flluska mbrenda brumit ket mundemi me e vertetu pasi ta prejm brumin me thik nese ka flluska e ngjeshim ende,i ndajm kuleqt i mbulojme i lejm te pushojn pak
Me ket mas me kan dale 60 kuleq
450 gr gjalp
E pjekim ne fillim 200 grad veq 20 min pastaj ja zbresim temperaturen ne 150 grad e lejm te piqet gjithsej 3 or e gjysem
Sherbeti :
1 L uj
1 kg sheqer
I ziejm 30 min
Pak pa e hek ja qesim nje gjys limoni
Dhe nje got te qajit me uj te ftoft
Bakllava e ftoft sherbeti i nxehtë .