UEFA dhe Britania e Madhe në bisedime për zhvendosjen e finales së CL në ‘Wembley’

UEFA dhe Britania e Madhe në bisedime për zhvendosjen e finales së CL në ‘Wembley’

UEFA do të zhvillojë bisedime me qeverinë e Britanisë së Madhe të hënën rreth zhvendosjes së finales së Champions Leagues nga Stambolli në Londër.

‘Wembley’ pritet të jetë stadiumi nikoqir për finalen, nëse përballja mes Chelseat dhe Manchester Cityt merret vendim të luhet në Angli, sipas ‘Sky Sports’, transmeton Periskopi.

Një vendim pritet të merret deri të martën, teksa ka skepticizëm rreth zhvillimit të këtij eventi në ‘Ataturk Stadium’ të Stambollit.

Ndalesat në udhëtime pritet të lehtësohen më 17 maj, por Turqia është futur në listën e ‘kuqe’ të qeverisë britanike, si vend me rrezikshmëri të lartë për Covid-19.

Britanikët që rikthehen në vendlindje nga vendet e zonës së ‘kuqe’ kërkohet që të karantinohen për dhjetë ditë.

Sekretari i transportit, Grant Shapps u ka thënë fansave që të mos udhëtojnë drejt Turqisë dhe konfirmoi se Federata Angleze ka folur me UEFA-n rreth prospektit që ndeshja të luhet në Britani. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: