Videoja e re ku shihet Thiago Silva duke festuar me fansat pas fitores kundër Real Madridit, është e jashtëzakonshme

Videoja e re ku shihet Thiago Silva duke festuar me fansat pas fitores kundër Real Madridit, është e jashtëzakonshme

Thiago Silva ka dëshmuar se ka qenë një transferim i super qëlluar te Chelsea.

Braziliani u transferua si agjent i lirë nga Paris Saint-Germaini verën e kaluar dhe ka qenë një prej performuesve më konsistent te ‘Të Kaltërit’, transmeton Periskopi.

Silva ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat, me të fundit që erdhi në fitoren 2-0 kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Si shumica e kolegëve të tij, 36-vjecari shkëlqeu kundër ‘Los Blancos’ dhe dëshmoi përsëri sa i rëndësishëm është ai për stilin e lojës së Thomas Tuchelit.

Pas ndeshjes në ‘Stamford Bridge’, fansat ishin qartazi në disponim të jashtëzakonshëm duke festuar fitoren, teksa lojtarët e Chelseat po largoheshin nga stadiumi.

Një video e re e fansave duke ndërvepruar me Silvan derisa ai ishte në veturë, po bën xhiron nëpër rrjetet sociale.

Në video, vetura e brazilianit ‘pushtohet’ nga fansat dhe ai përgjigjet duke i rënë borisë në formë feste.

Pastaj një fans ngjitet në veturën e tij, teksa Silva vozitë ngadalë me fansin ende mbi veturë.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: