Daku shkundi sot Dritën në sy të Bernard Challandesit

Daku shkundi sot Dritën në sy të Bernard Challandesit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes – siç bën shpeshherë – ishte prezent në tribuna në takimin e Ballkanit kundër Dritës, në kuadër të xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës, shkruan Periskopi.

Tekniku zvicëran ishte prezent teksa Ballkani dhe Drita i bën një favor të madh Prishtinës në garën për titull, duke barazuar 1-1.

Në këtë ndeshje gol shënoi Mirlind Daku, për të cilin me siguri se ka mbajtur shënime Challandes.

Përzgjedhësi Challandes ishte me menagjerin e Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.Daku shënoi golin e 28 në këtë sezon, duke shkruar histori në elitën e futbollit të vendit tonë, pasi është sulmuesi i parë që arrin këtë shifër. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: