Arsenal – West Brom: Formacionet zyrtare

Arsenal – West Brom: Formacionet zyrtare

Mikel Arteta duhet të zgjedhë lojtarët e tij të Arsenalit për ndeshjen e sotme me West Brom pas dështimit në Europa League kundër Villarrealit.

Topçinjtë barazuan 0-0 me ekipin spanjoll në ‘Emirates Stadium’ të enjten, duke humbur 2-1 në total dhe duke humbur një vend në finale kundër Manchester Unitedit, transmeton Periskopi.

Ata tani kanë katër ndeshje të Premier League për të luajtur, dhe Arteta do të jetë i kujdesshëm për të mos lënë skuadrën të rrëshqasë më tej.

Tifozët tashmë janë të irrituar nga performancat dhe më shumë humbje vetëm do të rrisin presionin ndaj Artetas.

Granit Xhaka mungon pasi ka pësuar lëndim të enjten, ndërsa David dhe Pablo Mari do të mungojnë gjithashtu. /Periskopi.com/

No description available.

No description available.

Shpërndaje në: