Për pak sa nuk grushtohet gjyqtari në Ligën e Dytë të Kosovës: E tërë skuadra u desh ta ndalte lojtarin nga sulmi

Për pak sa nuk grushtohet gjyqtari në Ligën e Dytë të Kosovës: E tërë skuadra u desh ta ndalte lojtarin nga sulmi

Dhuna në futbollin kosovar po përhapet si epidemia, teksa Liga e Dytë tash ka qenë nikoqire e turpit të radhës, shkruan Periskopi.

Skuadra e Dushkajës duket se ka qenë e pakënaqur me vendimin e gjyqtarit kryesor dhe kanë tentuar që të sulmojnë atë, ku si pasojë e kësaj, gjyqtari kryesor e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

 

Në një video të publikuar nga faqja “Liga e Dytë e Kosovës” shihet lojtari me numrin 2 të mysafirëve teksa tenton sulmin fizik ndaj gjyqtarit.

Sipas kësaj faqeje thuhet se gjyqtari nuk e ka ndërprerë takimin, por e ka vazhduar atë pas konsulltimit me delegatin, Sabri Dermaku.

Gjithashtu në këtë përplasje është dashur intervenimi i pjesëtarëve të policisë të cilët kanë hyrë në fushë për të qetësuar situatën.

Shpërndaje në: