Munishi: Jemi të penalizuar nga lëndimet, nuk na intereson se kush arrin të bëhet kampion!

Munishi: Jemi të penalizuar nga lëndimet, nuk na intereson se kush arrin të bëhet kampion!

Ismet Munishi, ka folur pas humbjes në udhëtim ndaj Trepçës ’89 (2-1), derisa arsyeja e humbjes sipas trajnerit, ishin lëndimet e shumta.

Munishi gjithashtu foli edhe për ndeshjen e radhës kundër Prishtinës, për të cilin tha se do të luajnë sikurse në takimet e kaluara të kampionatit.

“Kemi patur mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje dhe është dashur të komponohemi disa për këtë takim. Mund të them se jam i kënaqur nga ajo se çfarë pash në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë bëmë disa gabime të cilat nuk guxojnë të na ndodhin”.

“Ne do të përgatitemi për ndeshjen e radhës, presim edhe rikthimin e disa futbollistëve. Është vetëm një ndeshje e radhës për ne, pasi që nuk na intereson se kush bëhet kampion apo jo”, përfundoi Munishi.

Gjilani do ta mbyll këtë edicion në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërkohë që në dy ndeshjet e mbetura do të përballet me Prishtinën në shtëpi dhe me Besën si musafir.

Shpërndaje në: