‘Mos u kruaj me ne’ – Pique fyu Suarezin pasi u mundua të fitonte një penallti të turpshme

‘Mos u kruaj me ne’ – Pique fyu Suarezin pasi u mundua të fitonte një penallti të turpshme

Mikrofonët afër fushës kapën shkëmbimin mes Luis Suarezit dhe ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Marc-Andre ter Stegen dhe Gerard Piques, teksa uruguaiani u mundua të fitonte një penallti të kotë për Atletico Madridin në lojën e djeshme.

Suarezi përfundoi i shtrirë në fushë në minutën e 36-të, pas një fërkimi të lehtë në zonë, transmeton Periskopi.

Sulmuesi kontravers tregoi se nuk njeh limite të dinakërisë, teks au mundua të fitonte një penallti nga kontakti më i vogël.

Pamjet treguan Ter Stegenin duke i bërtitur atij, por tash është publikuar klip i ri ku shihet se u përfshi edhe Gerard Pique.

Mbrojtësi vrapoi në vendngjarje dhe, sipas ‘Mirror’, iu drejtua sulmuesit me fjalët ‘trashaluq’ dhe ‘mos u kruaj me ne’.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: