Nuhiu: Titulli gati i pamundur, por do të përpiqemi deri në fund

Nuhiu: Titulli gati i pamundur, por do të përpiqemi deri në fund

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij në barazimin 1:1, ndaj Ballkanit.

Përkundër barazimit, trajneri nga Shkupi shpreson që skuadra t’i fitojë ndeshjet e mbetura për të parë fundin e kampionatit, edhe pse gara për titull praktikisht ka mbaruar, transmeton Periskopi.

“Lojtarët janë angazhuar kemi pasur punë me një kundërshtarët të fort sic është Ballkani. Epiologu real i kësaj ndeshje ishte barazimi pasi kemi pasur raste të dyja ekipet mundësi ta fitonin ndeshjen”.

“E kemi përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen por e kemi ditur edhe cilësit të cilat i ka Ballkani. Kemi pasur disa raste të cilat po të ishim më të kujdesshëm mund të realizonim. Ka qenë një kampionat shumë i fort dhe të luftuar nga tri skuadrat që kërkonin titullin. Duhet të përgatitemi për të fituar kemi ngecur me pikë dhe nuk kemi ndeshje për të rikuperuar dhe do të japim maksimumin”, deklaroi Nuhiu.

Në xhiron e radhës Drita luan në udhëtim me Drenicën, ndërkohë në javën e fundit e pret Arbërinë.

Shpërndaje në: