Man United triumfon me përmbysje kundër Aston Villas

Man United triumfon me përmbysje kundër Aston Villas

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Aston Villas dhe Manchester United, në kuadër të xhiros së 35-të të Premier League.

Ekipi i United, ka arritur që ta fitojë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3 me 1 si musafir, pas një përmbysje të rezultatit, transmeton Periskopi

Golat për United u shënuan nga Bruno Fernandes në minutën e pesëdhjetë e shtatë nga penalltia, Greenëood në minutën e pesëdhjetë e pesë dhe Cavani në minutën e tetëdhjetë e shtatë.

Kurse për vendasit të vetmin gol e shënoi Traore në minutën e njëzetë e katërt të ndeshjes.

United me këtë fitore rreshtohet në vendin e dytë në Premier League me 70 pikë, kurse Aston Villa në vend të 11-të me 34 pikë./Persikopi

Shpërndaje në: